Kryetari i Kosovës Hashim Thaçi përmes Facebookut ka njoftuar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me nënkryetarin amerikan Joe Biden, transmeton Koha.net.Thaçi ka thënë se me Bidenin ka biseduar për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe për evitimin e tensioneve me Serbinë
Ai në Facebook ka shkruar:
“Sapo zhvillova një bisedë telefonike me zëvendëspresidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, me të cilin biseduam për zhvillimet e fundit në rajon.
Falënderova zëvendëspresidentin Biden për angazhimin e menjëhershëm të tij, por edhe të SHBA-së që të evitohen tensionet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
U pajtuam që dialogu dhe bashkëpunimi janë e vetmja rrugë përpara për Ballkanin Perëndimor. Prandaj, jemi të përkushtuar për dialog, për normalizim, për pajtim”.
Joe Biden të premten largohet nga Shtëpia e Bardhë.
Nënkryetari amerikan Joe Biden dje në Davos, Zvicër, ka biseduar me kryeministrin e Serbisë Aleksandar Vuçiç. (b.an)