Pas grabitjes së bujshme të vitit të shkuar në pistën e aeroportit të Rinasit, siguria u thye sërish, por fatmirësisht këtë herë pa pasoja.
Dy ditë më parë u konstatua çarja e rrethimit të aeroportit. Pas verifikimeve nuk u zbulua ndonjë grabitje e mundshme. Ndërkohë policia nisi hetimet.
Nga veprimet paraprake bëhet me dije se qëllimi i shkatërrimit të rrethimit ka qenë pikërisht grabitja. Aktualisht po punohet për të zbuluar autorët./a.m.