Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj i është përgjigjur akuzave të Partisë Demokratike për udhëtimin e tij drejt Parisit me një avion çarter me kosto 70 mijë euro. Ai i’u përgjigj drejtpërdrejt Grida Dumës teksa zbardhi edhe axhendën e tij në dy ditët e fundit, duke hedhur poshtë faktin se ka udhëtuar jashtë shtetit. Madje Veliaj tha se ishte në disa aktivitete ku kanqë qenë dëshmitarë qindra njerëz, madje edhe dy ambasadorë.
“Grida Duma tha se isha në Paris, në fakt isha për inspektim te parku i liqenit. Dole dhe the isha dje në Paris, isha te kopshti nr. 17”, tha Veliaj.
Ai shkoi edhe më tej duke akuzuar koordinatoren e PD për marrëdhëniet me publikun Duma teksa tha se “Kush ka qenë prenotuesi i pallateve të saj e di shumë mirë”.
Ai tha më tej se me pallatet e saj, “Duma ka marrë më qafë shumë njerëz me pallatet e saj”.
Ndërkohë, më herët bashkia shpërndau një deklaratë për mediat me axhendën e plotë tëtakimeve dhe aktiviteteve të Veliajt. Po ashtu, bashkia shpërndau edhe linqet e kronikave të disa mediave për aktivitetet ku ai ishte i pranishëm
Ditë pas dite, në sytë e opinionit publik Partia Demokratike po faktohet si një parti, e cila po lundron në kufijtë e qesharakes.
Në përgjigje të Partisë Demokratike, po e ripërsërisim se ditën e Hënë, datë 16 Janar 2017, kryetari i Bashkisë së Tiranës ka qenë në krye të detyrës dhe nuk ka udhëtuar në asnjë moment jashtë Tiranës, e jo më drejt Parisit. Kjo faktohet shumë lehtë, duke qenë se z. Veliaj ka pasur dy aktivitete publike atë ditë, vizitën në shkollën “4 Dëshmorët”, si dhe mori pjesë në konferencën “Ngritja e kapaciteteve të Shërbimit Social Shtetëror në kuadër të sistemit të ri të shërbimeve”, organizuar nga Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, në “Hotel Doro”.
Gjithashtu, ditën e Hënë, z. Veliaj ka pasur edhe dy takime të rëndësishme me dy Ambasadorë të akredituar në Tiranë: Ambasadorin e OSBE-së, z. Bernd Borschardt dhe ambasadorin e Austrisë, z. Johan Sattler.
E sfidojmë Partinë Demokratike ta provojë qoftë me drejtuesit e shkollës “4 Dëshmorët”, qoftë me dy ambasadorët e nderuar Borchardt dhe Sattler, qoftë me Ministrin Klosi, për takimet në fjalë.
Na vjen keq që një parti, e cila kërkon të qeverisë vendin nesër, sot është përpjekur dy herë të mashtrojë opinionin publik.
Për transparencë, po botojmë axhendën e ditës së Hënë, datë 16 Janar 2017, të kryetarit Veliaj, si dhe të gjitha linqet e kronikave të aktivitetit me Ministrin Klosi, ku mediat ishin prezente.
Kjo luftë qesharake me Bashkinë e Tiranës për punë që ndodhin çdo ditë e që i prekin të gjithë, vetëm sa tregon sa poshtë ka rënë Partia Demokratike në prag të humbjes së saj spektakolare në Tiranë dhe në gjithë Shqipërinë.
Kronikat e transmetuara në media te aktivitetit me Ministrin Klosi në “Hotel Doro”, datë 16 Janar 2017, ku mediat ishin te pranishme:
/a.m.