Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar dy pika të ligjit për trajtimin dhe kompensimin e pronave, por ky vendim prek vetëm ato dosje për të cilat Agjencia e Trajtimit të Pronave nuk është shprehur ende me vendim njohjeje.Drejtoresha e ATP-së, Sonila Qato, sqaron se tashmë do të rishihet skema e procesit të njohjes së pronësisë.
“I gjithë proçesi i kompensimit të pronave, atë çfarë pronarët do të përfitojnë si kompensim financiar apo kompensim fizik nga fondi i tokës nuk cenohet nga vendimi i gjykatës kushtetuese. Ndërkohë që ajo çfarë ligji parashikonte në proçesin e njohjes së pronësisë ndryshon. Ne tani e llogarisim tokën pra i japim një vlerë tokës në momentin aktual sikurse toka ka kategorinë apo zërin kadastral sot”, shpjegoi Qato për RTSH.
Qato sqaron në argumentin e saj, se Kushtetuesja vlerëson se ligji në tërësi është kushtetues dhe si i tillë do të ruajë formulën dhe metodologjinë e kompensimit të pronave. Ndërkaq që edhe sipas opinionit të Venecias ligji është i qenësishëm dhe pro parimeve të mbrojtura nga Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut.Sa i takon fondit të vitit 2017, Drejtoresha e ATP-së sqaron se ai tashmë është aktiv dhe se cdo ditë priten aplikimet e qytetarëve pranë zyrave të Agjencisë së Trajtimit të Pronave.
ma.me