Në orën 10: 24, në orën 11: 14 dhe në orën 11: 25, qendra e Italisë është shkundur nga tre tërmete të magnitudës deri në 5.6 ballë.
Tërmeti është ndierë në Romë, Firenze e deri në Napoli. Epiqendra e lëkundjeve është regjistruar në L’aquila dhe Rieti, zona shumë pranë Amatrices.
Menjëherë janë marrë masat dhe e gjithë linja e metrove në Romë është pezulluar për çështje sigurie. Për momentin nuk raportohet për humbje të jetëve.
Roma Campo de’ Fiori…e tre! #terremoto pic.twitter.com/2JA8BSmx5Z
— Fabrizio Fraleoni (@Kinestheticside) January 18, 2017
Në gusht të vitit të kaluar seria e tërmeteve që ranë në Itali i morën jetën 290 personave. Të plagosur u regjistruar mbi 400 persona ndërsa dëmet materiale ishin të pallogaritshme./java/a.k