Një studim i fundit ka treguar se mbushja e shisheve të plastikës përmban më shumë baktere sesa kapaku i WC-së në shtëpi.
Sigurisht, ky nuk është studimi i parë që tregon rezultate të tilla, ndërsa një studim i madh tregoi se rimbushja e shishes mesatare plastike përmban rreth 300.000 njësi të baktereve (që formojnë koloni) për cm2, që është më e lartë se në shtëpitë mesatare në Britani të Madhe, ku është kryer hulumtimi. Vitin e kaluar britanikët kanë pirë 2.8 miliardë litra ujë nga enët plastike.
“Uji në fytin e shishes është vend i përsosur dhe i ngrohtë për zhvillimin e baktereve,” shpjegoi eksperti Aggie MacKenzie, shkruan The Sun.
Shishet plastike, nga shumica e ekspertëve, rekomandohet që të përdoren vetëm një herë dhe ujin është mirë që ta mbajmë në enë qelqi./tesheshi/b.d