Ish-presidenti amerikan George H.W. Bush është në gjëndje të rëndë shëndetësore pasi vuan nga sëmundja er Parkinson. Babai i ish Presidentit George W. Bush (të vetmit president të SHBA-ve që ka ardhur në Shqipëri) është shtruar në një spital të Teksasit dhe po kurohet atje.
Ende nuk bëhet e ditur sesi është gjëndja e tij aktuale shëndetësore. 92 vjeçari prej kohësh qëndron në një karrige me rrota për të lëvizur për shkak të sëmundjes së tij.
Republikani Bush ka shërbyer dy mandate si zëvendëspresident i Ronald Regan para se të zgjidhej president i SHBA në vitin 1988./java/a.k