Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në jug të Indisë. Një burrë është zhveshur lakuriq e më pas është lidhur e torturuar nga një bandë “vigjilentësh”, sepse ata mendonin se ai po ecte në mënyrë të dyshimtë.
Sipas burimeve nga policia, vigjilentët që kujdesen për parandalimin e përdhunimeve dyshuan te 47-vjeçari pasi panë mënyrën e tij të ecjes. Personi i quajtur Salam Sulaiman, i lidhur në një shtyllë elektriciteti, u torturua për orë të tëra.
Agresorët e lanë të gjakosur dhe policia konfirmon që ka nisur një hetim për të zbuluar çfarë ka ndodhur. 47-vjeçari vuajti dëmtime serioze dhe humbi edhe 3 dhëmbë.
Pasi e çuan në spital për ndihmën e parë, ai deklaroi se banda që e sulmoi përbëhej nga 5 anëtarë, të cilët bënë edhe foto e video gjatë sulmit ndaj tij dhe e shpërndanë në rrjetet sociale./noa/a.k