Përmes një postimi në rrjetin e tij social, kreu i opozitës Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me akuzat që hodhi ndaj tij kreu i bashkisë Erion Veliaj.
Në vizitën e tij të sotme në Kopshtin Nr.17 Veliaj i është përgjigjur akuzave të opozitës se nuk ka ngrohje nëpër kopshte e shkolla, duke ironizuar Bashën.
“Për prindërit që fëmijët e tyre i rrisni në Holandë apo i kanë me pushime në Meksikë, Bashkia nuk ka asnjë detyrim”.
Në kundërpërgjigje, Basha ka shkruar këtë mesazh:
“Ne vend qe te merret me 1000 halle qe ka Shqiperia, Rama leshon vemjen te genjeje prape per mua dhe familjen time. Bashke me Aurelen, ne jetojme ne Tirane qe prej vitit 2005. Femijet tane jane futur qe te vegjel ne kopesht e pastaj ne shkolle ne Tirane. Por ai vetem genjeshtra dhe mashtrime ka. Turp”, u shpreh Basha./java/a.k