Tre persona janë konfiktuar mesditën e sotme për motive të dobëta, një prej të cilëve ka humbur jetën në spital.
Mësohet se dy vëllezër janë zënë me një person të tretë për motive të dobëta në lagjen “Partizani” në Vlorë.
Një nga vëllezërit është arrestuar nga policia e tjetri është shpallur në kërkim. Mësohet se ata plagosën me thikë 32 vjeçarin Armando Rrapaj, i cili humbi jetën në spital.
Policia ka arrestuar shtetasin Klevis Merkaj ndërkohë ka shpallur në kërkim vëllain e tij N. Merkaj./a.m.
ma.me