Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta priti të marten ambasadoren e Islandës, Estrid Brekkan, në Shqipëri (rezidente në Stockholm), Estrid Brekkan, me të cilën vlerësuan nivelin shumë të mirë të marrëdhënieve politike dypalëshe dhe atë në nivel ndërkombëtar.
Kryeparlamentari u shpreh se bashkëpunimi ekonomik e kulturor mes Shqipërisë dhe Islandës duhet ngritur në një nivel më të lartë, ndaj Kuvendi do të jetë i hapur për të kontribuar në këtë drejtim.
Meta nënvizoi gjithashtu se kompletimi i kuadrit ligjor veçanërisht në drejtim të nxitjes së investimeve do të ndikonte ndjeshëm në shkëmbimet dypalëshe.
Ambasadorja Brekkan shprehu interesin e palës islandeze në intensifikimin e marrëdhënieve të gjithanshme me interes të përbashkët dhe theksoi se rritja e fluksit të shkëmbimeve politike e njerëzore, veçanërisht në planin ndërparlamentar do të shtonte edhe interesin reciprok për më tepër shkëmbime tregtare në të ardhmen. /b.d