Një kompani kaliforniane në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, hoqi një palë këpucësh nga tregu, për shkak të polemikave të shkaktuara pas publikimit të disa fotografive në rrjetin social Reddit.
Duket se këpucët lënë shenjë njëlloj si simboli nazist dhe për shkak të kritikave, u morr vendimi për t’i hequr nga tregu.
Fotografitë e publikuara dhe kritikat e marra bënë që kompania e këpucëve, “Conal International Trading”, të kërkojë ndjesë dhe t’i tërheqë nga tregu këpucët e realizuara në Kinë.
“Nuk do i shesim më këto këpucë. Nuk kemi krijuar asnjëherë një model për të promovuar urrejtjen”, thuhej në deklaratën e kompanisë./teSheshi/b.d