Vendi do të përfshihet gjatë dy ditëve në vijim nga reshje dhe erë e fortë, bën të ditur Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit. Ndërsa temperaturat do të jenë në rënie deri të enjten. Në lartësitë mbi 500 m IGJEUM bën të ditur se priten reshje bore.
Sipas IGJEUM, reshjet pritet të jenë të izoluara dhe të dobëta. Në jug reshjet do të jenë mesatare, ndërsa në terrenet malore do të jenë me intensitet më të lartë, ku nuk përjashtohet mundësia e rrufeve.
Sasia më e madhe e borës pritet në jug ku në zona të kufizuara, bora mund të shfaqet deri në lartësi të ulta . Reshjet e borës mund të arrijnë deri në 10 cm në Gjirokastër, ndërsa në zonat mbi 600 m lartësia e borës së re mund të arrijë edhe mbi 40 cm në 3 ditët e ardhshme.
Duke nisur nga dita e enjte spas IGJEUM deri të dielën mundësitë për reshje zvogëlohen ndjeshëm, pra ditët do të kenë pak reshje ose aspak.
Era sot dhe nesër do të fryjë e fortë, veçanërisht në terrenet malore dhe në bregdet deri në 50 km/orë. Era pasnesër do të fillojë që të dobësohet. /b.d