Rritja e temperaturave me disa gradë duke kapërcyer në shifra pozitive, ka ndikuar në lehtësimin e situatës në shumë zona.
Të dhënat e fundit nga Ministria e Transporteve dhe Infrastrukturës janë si më poshtë:
Tiranë- Segmenti Tiranë – Qafë Priskë, qarkullimi është pa zinxhirë. Segmenti Qafë Priskë – Qafë Mollë, i kalueshëm pa zinxhirë. Me zinxhirë qarkullohet vetëm në segmentin e fundit të këtij aksi Qafë Mollë – Bizë. Qarkullohet me zinxhirë në segmentin Vilat Qeveritare – Antena Dajt.
Aksi Tiranë – Tuneli Elbasan, qarkullimi pa zinxhirë. Është hedhur kripë. Në segmentin rrugor Degëzimi i Tunelit – Km 29 – Gracen – Petresh, pjesë e aksit Tiranë – Elbasan, ka prani bore me trashësi 2 – 5 cm dhe prani akulli në zonat e paekspozuara.
Vazhdon puna për hedhjen e kripës dhe pastrimin me borëpastruese. Për momentin segmenti është i kalueshëm por duhet me kujdes nga drejtuesit e mjeteve. Të zbatohet sinjalistika rrugore. Të bëhet kujdes sidomos në vendet ku ka ngrica.
Durrës – Në Qafë Shtamë dhe në Sarisalltik qarkullimi bëhet me zinxhirë. Po punohet me hedhje kripe, për shkak të ngricave. Të zbatohet sinjalistika rrugore. Të bëhet kujdes sidomos në vendet ku ka ngrica.
Elbasan- Në aksin Elbasan – Qafë Thanë, është bërë pastrimi i aksit dhe është hedhur kripë, për shkak të ngricave. Në Qafë Thanë po bie borë. Qarkullimi kryhet pa zinxhirë.
Në segmentin rrugor Elbasan – Tuneli, eshtë bërë pastrimi dhe kriposja. Qarkullimi bëhet pa zinxhirë.
Në Elbasan – Gjinar, qarkullimi bëhet pa zinxhirë. Po punohet për pastrimin dhe hedhjen e kripës për shkak të ngricave. Në këtë aks po punohet edhe për pastrimin e gurëve të rënë në rrugë.
Në aksin Librazhd – Steblevë, segmenti Lunik – Steblevë qarkullimi kryhet pjesërisht me zinxhirë për shkak të ngricave.
Në segmentin Gramsh – Molla Grabovë, qarkullimi bëhet pa zinxhirë. Po punohet për pastrimin dhe hedhjen e kripës për shkak të ngricave.
Të zbatohet sinjalistika rrugore. Të bëhet kujdes sidomos në vendet ku ka ngrica. Berat-Ne akset Berat – Gllavë dhe Berat – Çorovodë, ka patur rreshje bore. Është bërë pastrimi dhe hedhja e kripës. Nuk ka probleme në akset e këtij Qarku. Të zbatohet sinjalistika rrugore.
Vlorë- Në aksin Vlore– Palasë, ka rreshje intensive bore që në Qafën e Llogorasë arrin në 45 cm, qarkullohet me zinxhirë.
Në aksin Palasë – Sarandë, qarkullimi është pa zinxhirë.
Në të gjitha akset e Qarkut është punuar nga kontraktorët për pastrimin e akseve dhe hedhjen e kripës. Të zbatohet sinjalistika rrugore. Të bëhet kujdes sidomos në vendet ku ka ngrica.
Gjirokastër-Në aksin Jorgucat – Muzinë – Sarandë qarkullimi është pa zinxhirë. Akset- Gjirokastër – Kakavijë dhe Tepelenë – Gjirokastër qarkullohen pa zinxhirë. Po vazhdon puna në këto akse për pastrimin dhe hedhjen e kripës.
Në aksin Valare – Erind – Çajup, segmenti Valare – Çajup
kalohet me zinxhirë. Segmenti Erind – Çajup me zinxhire.
Aksi Përmet – Çarshovë, qarkullimi kryhet pa zinxhirë. Të zbatohet sinjalistika rrugore. Të bëhet kujdes në vendet ku ka ngrica. Korçë-Ka patur rreth 5 cm borë gjatë natës.
Në këtë qark, qarkullohen me zinxhirë vetëm akset: Korçë – Voskopojë, K/Boboshticë – Dardhë. Akset e tjera të këtij Qarku qarkullohen pa zinxhirë.
Kontraktorët janë duke bërë pastrimin e akseve dhe hedhjen e kripës. Të gjithë kontraktorët janë në gadishmëri me mjetet borëpastruese dhe fuqi punëtore.
Kontraktorët janë porositur për mbajtjen nën kontroll të akseve rrugore dhe kryerjen e punimeve në kuadër të Mirëmbajtjes Dimërore dhe dhënien e informacionit në kohën e duhur, nisur edhe nga parashikimet e motit në ditët në vijim me rreshje dëbore.
Të zbatohet sinjalistika rrugore. Të bëhet kujdes në vendet ku ka ngrica. Fier- Situata e qarkullimit është normale në të gjitha akset e këtij qarku. Nuk ka probleme për qarkullimin. Të zbatohet sinjalistika rrugore.
Lezhë-Në aksin Milot – Tuneli i Thirrës, janë marrë masat për pastrimin dhe hedhjen e kripës. Qarkullimi kryhet pa zinxhirë Vazhdon puna pa ndërprerje me borëpastruese dhe fuqi punëtore për pastrim dhe kriposje.
Situata e qarkullimit është normale në të gjitha akset e tjera të këtij qarku. Të zbatohet sinjalistika rrugore. Të bëhet kujdes sidomos në vendet ku ka ngrica.
Kukës-Në aksin Bajram Curri – Valbonë, mjetet borëpastruese janë në gadishmëri. Aksi është i hapur dhe i pastruar. Ka rënie gurësh, të cilët po pastrohen nga kontraktori. Qarkullimi kryhet pa zinxhire.
Në aksin Ura e Bujanit – Qafë Morinë, Sopot – Kërn – Tropojë, mjetet borëpastruese janë në punë duke pastruar aksin. Aksi është i hapur. Është hedhur kripë. Ka rënie gurësh, të cilët po pastrohen nga kontraktori. Qarkullimi kryhet pa zinxhirë.
Në aksin Bajram Curri – Kam, vazhdon hedhja e kripës për shkak të ngricave. Aksi është i hapur dhe i pastruar. Ka rënie gurësh, të cilët po pastrohen nga kontraktori. Qarkullimi kryhet pa zinxhirë.
Në aksin Tuneli Kalimashit – Dogana Morinë, qarkullohet pa zinxhirë. Firma kontraktore ka bërë pastrimin dhe spërkatjen e aksit me kripë. Puna vazhdon pa ndërprerje për pastrim dhe kriposje me borëpastruese dhe punëtorë. Në aksin Kukës – Bushtricë, K/Domaj – Reç, mjetet borëpastruese janë në gadishmëri. Aksi është i hapur. Qarkullimi kryhet pa zinxhirë.
Aksi Kukës – Ura e Zapodit. Është bërë pastrimi i aksit dhe kriposja. Qarkullimi kryhet pa zinxhirë.
Edhe aksi Krumë – Qafë Prush, Plepa – Kam ka rreth 10 cm borë Qarkullimi kryhet pa zinxhirë. Vazhdon puna për pastrimin e aksit dhe hedhjen e kripës për shkak të ngricave.
Në aksin Shote Galica – Qendër Kukës – Krumë, mjetet borepastruese janë në gadishmëri. Është hedhur kripë për të eleminuar ngricat. Aksi është i hapur . Qarkullimi në pjesën më të madhe të aksit kryhet pa zinxhirë. Ne vendet ku ka prezencë të ngricave apo të akullit, rekomandohet përdorimi i zinxhirëve.
Të gjithë kontraktorët janë në gadishmëri me mjete dhe fuqi punëtore. Të zbatohet sinjalistika rrugore.
Të bëhet kujdes në akset ku ka prani të ngricave në rrugë. Dibër Në aksin Kuben – Vasie, qarkullimi kryhet pa zinxhirë, përveç segmentit Sllovë – Kalaja e Dodës, ku rekomandohet kalimi me zinxhirë.
Në aksin Peshkopi – Qafë Drajë, mjetet borepastruese janë në gadishmëri. Aksi është i hapur, qarkullimi bëhet pa zinxhirë, përveç segmentit Muhur – Qafë Drajë, ku rekomandohet përdorimi i zinxhirëve.
Në aksin Skuraj – Qafë Bualli qarkullimi kryhet pa zinxhirë.
Në aksin Qafë Bualli – Peshkopi – Maqellarë – Bllatë, qarkullimi kryhet pa zinxhirë.
Në aksin Ura – Komsi – Ulëz – Ura e Matit, mjetet borëpastruese janë në gadishmëri. Aksi është i hapur. Qarkullimi kryhet pa zinxhirë.
Në aksin Ura e Qytezës – Zerqan, Ura e Cerenecit – Steblevë, qarkullimi bëhet me zinxhirë.
Në aksin Qafë Bualli – Krastë, qarkullimi bëhet pa zinxhirë. Është hedhur kripë për shkak të ngricave. Të zbatohet sinjalistika rrugore. Të bëhet kujdes në qarkullim, sidomos në akset ku ka prani të ngricave në rrugë.
Shkodër Në aksin K/Hadroj – Qafë Benë – Rrëshen, mjetet borëpastruese janë në punë. Aksi është i hapur. Qarkullimi rekomandohet me zinxhirë.
Nuk ka probleme ne qarkullim në aksin Hani i Hotit – Tamarë. Është hedhur kripë nga firma kontraktore. Mjetet janë në gadishmëri dhe po punojnë pa ndërprerje. Qarkullimi kryhet me zinxhirë. Ka prani të erërave të forta.
Aksi Qafë Laç – Koman ka patur rënie gurësh, por është patruar nga kontraktori. Qarkullohet pa zinxhirë. Po hidhet kripë nga kontraktori për shkak të ngricave.
Në aksin Fushë Arrëz – Nyja Fushë Dukagjin, mjetet borëpastruese janë në gadishmëri. Aksi është i hapur. Qarkullimi kryhet me zinxhirë vetëm në segmentin rrugor Qafë Shllak – Uji i Ftohtë (rreth 4 km). Pjesa tjetër e aksit qarkullohet pa zinxhirë.
Në aksin Qafë Mali – Fierzë, mjetet borëpastruese janë duke bërë pastrimin e aksit. Aksi është i hapur. Qarkullimi kryhet me zinxhirë. Ka prani erërash të forta dhe temperatura shumë të ulëta.
Në aksin Koplik – Dedaj – Bogë, rruga po pastrohet nga kontraktori. Kalimi në Koplik – Dedaj – Vrith kryhet pa zinxhirë. Në segmentet Dedaj – Bogë dhe Vrith – Razëm po bëhet hedhja e kripës për shkak të ngricave. Qarkullimi rekomandohet me zinxhirë. Ka prani të erërave të forta. Në gadishmëri janë borëpastruese dhe fadromë.
Në aksin Laç – Vau i Dejës – Fushë Arrëz, në segmentin “Laç Vau i Dejës- Qafë Qelë – Gomsiqe” ka patur rënie gurësh, por janë pastruar. Mjetet borëpastruese janë në gadishmëri. Aksi është i hapur. Po hidhet kripë në rrugë. Qarkullimi kryhet pa zinxhirë.
Të zbatohet sinjalistika rrugore. Të bëhet kujdes në qarkullim, sidomos në akset ku ka ngricë në rrugë./a.m.