Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka shpërndarë një njoftim në facebook ku jep disa detaje rreth takimit me përfaqësuesit e partive të tjera opozitare. Në takimin e sotëm partitë opozitare kanë firmosur një memorandum që sanksionon votimin elektronik. Memorandumi u firmos edhe nga PBDNj dhe AK.
Postimi i Bashës në facebook:
Koalicioni opozitar me pjesëmarrjen edhe të PBDNJ dhe AK nënshkruan memorandumin që sanksionon se votimi dhe numërimi elektronik është kusht thelbësor për garantimin e votës së lirë e të ndershme.
Opozita është e bashkuar dhe kauza e saj është e qartë: vota e qytetarëve, vullneti i tyre duhet të vendosë qeverisjen e vendit.
Zgjedhjet e lira nuk janë thjesht kërkesë e opozitës, por kauza e të gjithë popullit dhe interes jetik për vendin. Ndaj ftoj të gjitha partitë politike që duan zgjedhje të lira dhe të ndershme t’i bashkohen koalicionit tonë për votën e lirë.
Çdo justifikim apo shmangie nga kjo çështje është kundër interesit të vendit.
/a.m.