1945 – Me fitoren e forcave aleate nën komandën e gjeneralit Bernard Montgomery (Montgomery) dhe Omar Bradley (Bradley) përfundoi ofensiva mbi forcat gjermane në Ardennes, në Belgjikë. Gjermanët gjatë operacionit humbën 220.000 ushtarë (110,000 u kapën), forcat aleate humbën 77,000 vetë (21,000 janë kapur).
1957 – Vdiq dirigjenti italian Arturo Toscanini (Toscanini), një nga muzikantët më të rëndësishëm në shekullin e 20-të. Ai ka dirigjuar në La Scala kurse në Metropolitan Opera në Nju Jork, organizoi nga fillimi një orkestër simfonike.
1969 – Në qendër të Pragës studenti çek Jan Palach kreu vetëvrasje duke u djegur për të protestuar kundër pushtimit të Çekosllovakisë me urdhër të Bashkimit Sovjetik, që i dha fund edhe anëtarësisë së vendit në Paktin e Varshavës në gusht 1968.
1969 – Kozmonauti sovjetik në anijen kozmike “Soyuz 4” Vladimir Shatalov dhe ata në “Soyuz 5” Boris Voljanov, Alexei Yeliseyev dhe Yevgeny Krunov për herë të parë në histori lidhën dy anijet e tyre me ekuipazh në orbitën rreth Tokës.
1979 – Shahu i Iranit Reza Pahlavi u largua nga vendi nën presionin e ndjekësve të Ayatollah Khomeini, i cili më pas mori pushtetin. (b.an)