Prokuroria e Tiranës kërkon dënimin për 6 persona, të akuzuar si të përfshirë në skemën mashtruese “Fullpet”, e cila i ka shkaktuar shtetit një dëm që llogaritet në rreth 500 milionë lekë të reja.
Mes personave është edhe ish-drejtori i tatimeve Tiranë Androkli Kokthi.
Në përfundim të gjykimit, Prokuroria e Tiranë kërkoi dënimet, si më poshtë:
1. Androkli Kokthi, ish-drejtor i Tatimeve Tiranë, të dënohet me 3 vjet burg
2. Ibrahim Aktoz, të dënohet me 4 vjet burg
3. Ekrem Oztemel, të dënohet 7 vjet burg
4. Fabian Goci, të dënohet me 8 vjet burg
5. Aurel Preni, të dënohet me 8 vjet burg
6. Fiqiri Hoxha, të dënohet me 8 vjet burg
Procesi ndaj të pandehurve është zhvilluar me gjykim të shkurtuar dhe ata përfitojnë uljen me 1/3 e dënimit, nëse shpallen fajtorë nga gjykata. /a.m.