Policia e Shkodrës ka bërë të mundur arrestimin e Ditika Kopliku 47 vjeçe, banuese në Shkodër.
Mësohet se arrestimi i 47-vjeçares ka ardhur pasi ajo ishte shpallur në kërkim më parë.
Kopliku, me profesion pedagoge në universitetin “Luigj Gurakuqi”, në Shkodër, është filmuar nga emisioni investigativ “STOP”, duke i marrë lekë një studenteje në këmbim të një note kalues.
Ajo merrte rreth 100 euro studentëveë për t’iu dhënë notë kaluese.
Gjithashtu, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, më datë 07.09.2016ë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për këtë vepër penale. /b.d