Kryetari i Mitrovicës veriore Goran Rakiç thotë se është e drejtë e administrimit lokal se çfarë do të ndërtojë në territorin që e drejton dhe shton se paralajmërimi i autoritetit qendror në Prishtinë për rrënimin e murit tejkalon kornizat e tij, transmeton Koha.net.
Goran Rakiç për Rts ka thënë se me Marrëveshje të Brukselit është arritur pajtimi për revitalizimin e urës dhe rikonstruktimin e rrugës Kralj Petar, që do të thotë shndërrimin e saj në zonë këmbësorësh.
“Një njërën nga pikat e marrëveshjes shkruan qartë se punët do t’i kryejë Mitrovica veriore. Kuvendi i Kosovës e ka miratuar Marrëveshjen e Brukselit, ashtu që rezoluta dhe deklarata për rrëzimin e murit nuk ka bazë juridike. Rrëzimi është diçka që tejkalon kornizën e institucioneve të Prishtinës”.
Ai lidhur me paralajmërimet për rrënimin murit ka thënë se “assesi të mos provohet që rrënimi të bëhet me dhunë”. (b.an)