Ndërsa kryeministri Edi Rama ka paraqitur ditën e sotme projektin për rehabilitimin e Parkut të Liqenit Artificial, akuzat nga selia blu kanë qenë të shpejta.
Me të njëjtën retorikë, edhe djali i ish-kryeministrit Berisha ka reaguar në Facebook duke thënë se ky projekt është thjeshte betonizimi i gënjeshtrës.
Shkëlzen Berisha shkruan se pas përfundimit të zgjedhjeve, Ramës nuk i duhet më as ‘papagalli’ (Erion Verliaj) dhe as qytetarët.
Mesazhi i plotë i Berishës:
Projekti i parkut si betonizim i genjeshtres
Ka pasur shume reagime pas prezantimit te projektit “Hyrja e Parkut” qe ne realitet eshte betonizimi i tij. Shumica e portaleve ose komentueseve ne rrjetet sociale shqetesohen me te drejte per “kafshimin” e radhes qe betoni i ben parkut per te ngopur interesat financiare te pushtetareve dhe klienteve te tyre.
Por prezantimi i ketij projekti zbulon nje te vertete me skandaloze se vete korrupsioni. Mashtrimin ndaj qytetareve.
Te gjithe i kane akoma te fresketa “cicerimat” e zogut te Rames gjate fushates ku zotohej se nuk do te lejonte ndertimin dhe betonizimin e parkut. Pikerisht ne oret, ditet dhe javet kur ai mashtronte qytetaret pa ju dridhur qerpiku duke u sterbetuar se nuk do te prekte parkun, kompanite e perzgjedhura nga kliente qe i sponsorizonin fushaten miliona euro, pergatisnin projektet per te bere bash te kunderten e asaj qe ai premtonte.
Pas perfundimit te zgjedhjeve Rames nuk i duhet me as “papagalli” as qytetaret.
Sot, njelloj si dje, me te njejten arrogance, ai po ben te kunderten e atyre qe premtoi per te marre voten. Dhe do te vazhdoje ta beje derisa votuesit te kuptojne se betonizimi i genjeshtres eshte me i rende se betonizimi i parkut.