Presidenti filipinas, Rodrigo Duterte kërcënoi se do të dekretojë ligjin ushtarak në kuadër të luftës së dhunshme kundër trafikut të drogës, një deklaratë tronditëse tre dekada pas rrëzimit të diktaturës.
“Nëse do më duket e arsyeshme dhe nëse problemi i trafikut të drogës do të marrë përmasa më të mëdha, unë do të dekretoj ligjin ushtarak. Askush nuk mundet të më pengojë”, deklaroi dje në mbrëmje Duterte gjatë një fjalimi.
Ish-gjyqtari 71 vjeçar konfirmoi se një masë e tillë synon të mbrojë filipinasit dhe gjeneratën e re të këtij vendi.
Duterte fitoi në majin e 2016 zgjedhjet presidenciale pasi premtoi se do të vriste mijëra kriminelë për të çrrënjosur trafikun e drogës, një nga plagët e shoqërisë filipinase, citohet Koha. (b.an)