Kreu i opozitës Lulzim Basha është takuar te henen pasdite me 15 fituesit e bashkive në të gjithë vendin nga e djathta dhe ka shprehur mirënjohjen për fitoren e tyre, ndonese, sipas tij, gara ishte e padrejtë.
Agjencia Telegrafike Shqiptare raporton se kryetari i PD, Lulzim Basha, në fjalën e tij u shpreh se “Zgjedhjet që lamë pas duhet të ofrojnë zgjidhje për qytetarët dhe jo mbajtje me çdo kusht të pushtetit dhe ndaj me ju mendimin e mijera votuesve se fitoret tuaja janë të çmuara, sepse janë arritur në kushtet e një procesi të manipuluar dhe të një gare të pabarabartë. Në këtë kuptim, fitoret tuaja janë një trumf i lirisë e i bashkimit të qytetarëve, që treguan votëbesimin ndaj jush”, theksoi kryetari i PD-se, Basha.
“Ju i keni dhënë qytetarëve besimin dhe sigurinë që do t’u shërbeni qytetarëve 24 orë në ditë pa asnjë dallim, duke qenë në dispozicionin e tyre për t’i dëgjuar dhe qarë hallet me ta, pa arrogancë dhe hipokrizi, por me përkushtim dhe me një ndjenjë të lartë përgjegjësie dhe përkujdesje ndaj qytetarëve. Të gjitha këto zotime presin të përmbushen nga dita e parë e ditës suaj dhe deri ditën e fundit të mandatit. Dua ta theksoj se për Partinë Demokratike lidhet gjithcka me pushtetin vendor në funksion të shërbimit të qytetarëve dhe jo ndaj politikave”, tha Basha.