Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, pohon se Edi Rama shkeli marrëveshjen dhe traditën parlamentare për te kapur avokatin e popullit.
Madje për te kapur Avokatin e Popullit, sipas PD-së, Edi Rama ka shkelur dhe ligjin dhe procedurat parlamentare.
“Kur ishte Edi Rama ne opozite, pati një marrëveshje dhe Avokati i Popullit u zgjodh ne selinë e PS. Kjo marrëveshje duhet respektuar, dhe propozimi i kandidaturës për Avokatin e Popullit, i takon Partisë Demokratike”, thekson Paloka.