Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy shtetas, të cilët ishin shpallur në kërkim pa denoncimit të një 28 veçareje me profesion avokate.
Policia informon se është bërë i mundur arrestimi i shtetasve
-Artan Laçi, 23 vjeç, banues në Tiranë
-Skënder Nela, 32 vjeç, banues në Tiranë
Po punohet për kapjen e shtetasit S. D., 30 vjeç, banues në Tiranë, si dhe ndiqen në gjendje të lirë shtetasit K. A., 28 vjeç, dhe K. A., 29 vjeç
Arrestimi i shtetasve të lartpërmendur u bë pasi shtetasja Xh. N., 28 vjeçe, banuese në Tiranë ka kallëzuar se këta shtetas tek Ish- Ekspozita në zyrën e saj në bashkëpunim me njëri tjetrin dyshohet që me anë të mashtrimit i kanë marrë shumën prej 4 milion lekë (të reja), kurse shtetasit K.A dhe K.A e kanë kanosur. Materialet i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Nenet 143/2, 84 e 25 të Kodit Penal.