Një avion i kompanisë gjermane “Eurowings” ka bërë ulje të detyruar gjatë paradites së sotme pas një paralajmërimi për bombë që rezultoi i rremë, njoftoi aviacioni civil kuvajtian.
Avioni i kompanisë “me kosto të ulët” i përkiste grupit “Lufthansa” me 229 pasagjerë në bord që kryente linjën mes qytetit oman të Salalahut dhe atij të Këlnit”, saktësoi një zëdhënës i aviacionit kuvajtian.
Avioni u ul me kërkesë të kapitenit për kryerjen e kontrolleve të nevojshme për gjetjen e mjetit eksploziv që fatmirësisht nuk u zbulua në bord, shtoi zëdhënësi, cituar nga agjencia zyetare kuvajtiane”Kuna”./b.d