Pas reshjeve të shiut në fundjavë, javën e ardhshme sinoptikanët lajmërojnë se do të rikthehet dimri dhe dëbora deri ditën e enjte.
Reshjet do përfshijne veriun dhe jugun e vendit.
“Mëngjesin e të shtunës i gjithë vendi u përfshi nga reshjet e shiut me intensitet më të lartë në zonën veriperëndimore. Ndërsa në zonat malore, kanë vijuar sërish reshje bore në lartësitë 600-800 metra mbi nivelin e detit. Ditën e dielë do të ketë një përmirësim të përkohshëm të kushteve të motit.
Ndërsa në fillim të javës pritet të kthehet i ftohti arktik i cili duke marrë lagështirë në detin Adriatik do të rikthejë reshjet e borës në verilindje e juglindje. Reshje dëbore do të ketë dhe në zonën qëndrore në Elbasan, Berat dhe bora do të zbresë deri në Gjirokastër. Edhe në zonën e Tiranës do të nisë dëbora, por jo në kryeqytet.
Dëbora pritet të nisë që të hënën. Reshjet e borës parashikohen të mbeten në vendin tonë deri në ditën e enjte. Temperaturat do të pësojnë rënie por do të jenë në nivele normale të muajit janar”, thotë sinoptikania Rezarta Xhakollari./gazetashqip/b.d