Deputeti i PS-së, Namik Dokle reagoi për trenin e nisur nga Beogradi në drejtim të Mitrovicës. Dokle shkruan se ai është tren i provokimit dhe mbështet vendimin e qeverisë dhe presidentit për ta ndaluar atë tren dhe për të mos lejuar hyrjen e tij në Kosovë.
Postimi i plotë i Dokles
“Stop trenit që provokon!
Veprim shume i drejte i Presidentit dhe i Qeverise se Kosoves per ndalimin e trenit provokues, te nisur nga Beogradi. Nje shtet i pavarur nuk mund te lejoje kurre provokime te tilla, nuk mund te lejoje qe disa “nacinaliste te lafitur” te shkelin mbi ligjet dhe Kushtetuten e Kosoves!
Pavaresia e Kosoves eshte e pakthyeshme!
Racaku nuk do te perseritet kurre!
Kosova është Kosovë!”, shkruan Dokle.