Një artikull i botuar në gazetën “Aleanca” e korrikut të vitit 1993, flet për problemet me të cilat po ndeshej Din legjenda. Në artikull shpjegohet se ai ishte ndjerë i kërcënuar nga pushteti i kohës, (ishte koha kur Berisha kishte nisur revanshin ndaj socilaistëve nën petkun e antikomunizmit).
Nënkryetari i PS-së së vitit 1993, Namik Dokle, shpjegon pse Medin Zhega kishte gati një vit që mungonte në sallën e Kuvendit dhe cilat ishin arsyet që e kishin çuar atë drejt kërkesës për strehim politik në Gjermani.
Lexoni artikullin e shkruar nga gazetari Lorenc Vangjeli:
E martë 27 korrik 1993
Ka kërkuar strehim politik deputeti socialist Medin Zhega?
Namik Dokle: Edhe në se ka kërkuar, e ka bërë sepse nuk ka ndjerë veten të sigurt.
Nga: Lorenc Vangjeli
Deputeti socialist Medin Zhega, ka më tepër se një vit që është larguar nga jeta parlamentare. Në fillim ai mori leje për vetëm një muaj i cili do të shërbente, sipas Zhegës, për një specializim të natyrës së sportit. Që prej asaj kohe ne nuk kemi marrë asnjë njoftim për të”, deklaron për “Aleancën”, nënkryetari i PS-së Namik Dokle, i cili nuk mund të saktësojë kohëne largimit të zotit Zhega. Të tjerë deputetë socialiste nuk pranojnë të identifikohen, deklarojnë se z.Medin Zhega, ka kërkuar strehim politik në Gjermani dhe se tashmë ai jeton me “djersën” e azilantit politik. “Nuk e mbaj mënd mirë se kush por njëri nga deputetët tanë, më duket se Ndre Legisi, më ka thënë para tre katër ditëve që zoti Zhega ka kërkuar strehim politik, madje dhe se ka dhënë intervistë në një gazetë gjermane”, – thotë përsëri Dokle; i cili shton se: “edhe në se e ka kërkuar strehimin politik, e ka kërkuar sepse nuke ka ndjerë veten të sigurt”. Duke bërë më pas njëe paralalezimë të largët me ikjen e Kadaresë në tetorine 1990 në Francë. Sipas Dokles, ky është njëri varjant i mundshëm që shpjegon largimine zotit Zhega, varjanti tjetër, “ndoshta, -thotë ai- duhet kërkuar në motive ekonomike”. I pyetur mbi faktin se çdo të bëjë grupi socialist për problemin Zhega, Dokle thotë se ai vetë nuke ka të qartë se si duhet vepruar sepse rregullorja e parlamentit nuk e parashikon rastin kur një deputet kërkon strehim politik, por Dokle nga ana tjetër pohon se ka pasur presione direkte dhe indirekte të rradhës për zëvëndësimine Zhegës. Një deputet i PS-së që nuk pranon të identifikohet shprehet se zëvëndësimi i Zhegës, s’do të bëhet, të paktën tani shpejt. Sipas tij, udhëheqja e PS-së, nuk poi hap dritën jeshile futjes në parlament të deputetit të Radhës. Një gjë e tillë është më e komplikuar se sa kapërcimi i një pune rutinore,- thotë ai.
Ajo ka të bëjë me faktin se deputeti i rradhës është një eurosocialist, zoti Alfred Trebicka.
19 vite më pas, Medin Zhega ndërroi jetë. Ishte korriku i vitit 2012. Një ndër ata që e vlerësuan maksimalisht ato ditë figurën e Zhegës ishte padyshim edhe Sali Berisha, në atë kohë kryeministër i Shqipërisë. Ja mesazhi:
“Është vështirë sot të shpreh me fjalë dhimbjen dhe pikëllimin tim për këtë humbje të madhe për sportin shqiptar. Gjate karrierës se tij si sportist dhe trajner, Mehdini, ish-futbollisti yll i Vllaznisë, Dinamos dhe ekipit kombëtar që na beri të përjetojmë momente të paharruara me lojën, talentin dhe kompetencën e tij. Në drejtimin e kombëtares shqiptare Mehdini, me mjeshtërinë e tij, organizimin, disiplinën ja doli qe ekipi ynë të luaj ndeshje të shkëlqyera që mbahen gjithnjë mend nga simpatizantët e saj në Shqipëri dhe jashtë saj. Në këto çaste dhimbje, unë ndaj me ju familjarë të nderuar, që ishit mbështetja dhe burimi kryesor i suksesit te tij, dhimbjen për humbjen e njeriut tuaj të dashur, trashëgimia çmuar e të cilit do ta mbajë atë përjetë mes nesh”, thuhet në mesazhin e ngushëllimit të kryeministrit Berisha. /tesheshi.com/