Besojeni ose jo, Pamela Jackson është 52 vjeç. Të paktë janë ata që besojnë se britanikja, punonjëse e shërbimeve sociale, ka këtë moshë.
Ajo thotë se sekreti i saj është ushqimi i shëndetshëm. “Unë përdor vajin e arrave të kokosit për gjithçka”, shpjegon ajo. Ajo ka një djalë 21 vjeç dhe bën palestër vetëm njëherë në javë.
Çdo ditë pastron rregullisht fytyrën dhe nuk del kurrë nga shtëpia pa krem dielli. Shpesh kujtojnë se ajo është e dashura e djalit të saj.