Është rrahur barbarisht nga persona ende të paidentifikuar një biznesmen nga Elbasani.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:45, ku disa persona kanë shkuar tek biznesi i Ylli Sallës, dhe kanë filluar ta godasin me leva në kokë, ku e kanë lënë pa ndjenja.
Biznesmeni Salla është gjetur i mbuluar në gjak nga punëtorët e tij, ku më pas e kanë dërguar në spital.
Mësohet se ai ka disa plagë, ku njërën e ka në kokë, të marra nga goditjet që i kanë bërë personat me mjete të forta.
Salla ushtron në këtë zonë aktivitetin e tij në një gurore, një pikë shumice mermeri, dhe një karburant.
Policia ka vajtur menjëherë në vendin e ngjarjes, dhe ka nisur hetimet për të bërë të mundur identifikimin e autorëve dhe më pas kapjen e tyre. /express/b.d