Reperi nga Shqipëria, Arkimed Lushaj – Stresi po sfidon autoritetet shqiptare duke mos iu bindur shpalljes në kërkim.
Nga kjo periudhë, ai nuk është shkëputur për asnjë çast nga rrjetet sociale tek të cilat ka postuar momente nga arratia.
Zonat malore kanë qenë në shumicën e rasteve vendet nga ku ka postuar fotografi Stresi por duket se ai ka arritur në Kosovë.
Kjo lihet të kuptohet përmes fotografisë së fundit të postuar nga Albert Krasniqi, miku i Cozman i cili njëherësh është bashkëshorti i ish-Miss Kosovës, Besa Gashit.
Ai ka postuar fotografi me Stresin nga qendra e Prishtinës, tek zona e ambasadave nën mbishkrimin: ‘Fjalt mani ju që s’muni me bo vepra”
Nuk dihet realisht se kur është shkrepur fotoja por në bazë të borës dhe kushteve meteorologjike që po mbretërojnë këto ditë e që pasqyrohen edhe në fotografi, mbase ky imazh është shkrepur së fundmi. /b.d