Komisioni Hetimor për Ceshtjen e privatizimit të OSSH-së në periudhën e qeverisjes së demokratëve ka dërguar një fletë-thirrje në adresë të Nuel Kalaj, i cili duhet të dëshmojë. Letra i’u kthye sërish Kuvendit nga posta dhe në zarf thuhet se Kalaj është larguar.
Kryetari i komisionit Taulant Balla kërkoi marrjen me forcë të tij nëse nuk paraqitet vullnetarisht. Sipas Ballës, Nuel Kalaj nga Tropoja rezulton të jetë “sekseri” i marrëveshjes së qeverisë shqiptare me CEZ, duke e akuzuar atë për lidhje të drejtëpërdrejtë me Shkëlzen Berishën.
Sipas një letre të publikuar, Nuel (Nue) Kalaj ka ndërmjetësuar një takim të djalit të ish-kryeminsitrit Berisha, me drejtorin çek në Shqipëri të CEZ, Josef Hejsek.
Kjo dëshmohet në një e-mail të Heisek me drejtorin e CEZ në Çeki, ku edhe pse nuk përmend emrin e Shkëlzen Berishës shkruan “djali”./a.m.