Kohët e fundit janë shënuar përplasje të forta brenda koalicionit qeverisës duke shtuar edhe më tej pikëpyetjen mbi vijimësinë e kësaj mazhorance. Pas debateve në distancë mes Manjanit dhe Tahirit për çështjen e kanabisit, një tjetër ministër i LSI ka reaguar, kësaj here për të ulur tonet. Bëhet fjalë për ministrin e bujqësisë Edmond Panariti. Ky i fundit ka deklaruar se koalicioni është konstruktiv, pavarësisht ndasive dhe mendimeve ndryshe për çështje të caktuara. Por, ai nënvizoi se vijimësia e koalicionit do të përcaktohet nga forumet e partisë.
“Koalicioni funksionon në baze të një pakti dhe LSI ka dëshmuar që po i përmbahet këtij koalicioni. Se çfarë do të ndodhë në të ardhmen ne kemi kohë deri në mes të prillit. Në këtë kohe të dy forcat do të bëjnë llogarite e veta. Gjithsecili ka përqasjet e veta për bashkëqeverisjen. Por do të jenë forumet e partive që do të përcaktojnë bashkëpunimin. Ka qenë konstruktiv pavarësisht luhatjeve. Në disa çështje i kemi të një rëndesi të veçantë, për shembull fondet për bujqësinë duhet të jenë më të mëdha. Por edhe më lehtësimin e barës fiskale. Vëmendja duhet të jetë në rritje”,-u shpreh Panariti.
Deklarata e tij u bë nga Sovjani i Korçës, nga ku vizitoi dy ferma bagëtish dhe verifikoi bazën ushqimore të tyre./a.m.