Shemsi Prençi në një rrëfim ndryshe ka sjell në dritë detaje nga operacionet e shpëtimit të heronjve të heshtur, forcave operacione të Emergjencave Civile. I ftuar në emisionin “Kjo javë”, në “News24”, Kreu i Emergjencave Civile ndahu me publikun disa raste të çuditshme që ndeshin gjatë punës së shpëtimit punonjësit.
Teksa qëndron tek situata e vështirë meteorologjike në vend, ngricat dhe reshjet e borës, Prençi shton se një rast i vështirë që forcave të Emergjencave Civile iu është dashur të bindin me forcë kryefamiljarin në Librazhd që të merrnin prej aty gruan shtatzëne. Po ashtu një rast i ngjashëm ishte dhe ai i Burrelit, ku është dashur që burrit t’i viheshin prangat, që EC-të të evaukonin gruan dhe fëmijën.
INTERVISTA
Kur them rrëfimin ndryshe do doja diçka ndryshe që se kemi dëgjuar.
Patjetër.
Madje është fat që jeni me mua këtu.
Do nisemi për në Vermosh tani direkt
Emergjencat civile u hasën me vështirë, madje dhe ndonjëherë komike, me të papritura dhe vështirë. Në Elbasanas, Librazhd, Burrel.
E thëne ndryshe Emergjenca Civile janë komplekse. Ato ndiqen nga mediat. Por Strukturat Operacionale kanë vështirë nga ato që transmetohen në media. Ju përmendët disa, por aty përfshihen policia, strukturat e Emergjencave për të hapur rrugët ato të ushtrisë, kur emergjenca e kapërcen cakun e mundësisë, apo dhe zjarrfikësit. Pa harruar dhe Rezervat e Shtetit.
Rasti i Librazhdit, ju iu desh të merrnit një grua shtatzëne se por patët refuzim..
Nuk është mirë të bëhen komente. Meqë ju insistoni, por e kemi të vështirë që të bëjmë reklamën e Forcave të Emergjencave. Kemi pasur rastin e Librazhdit për të marre gruan shtatzëne por s’ka pranuar burri.
Pse s’ka pranuar?
mund të ketë paragjykime të bashkëshortit, pasi ganxha e helikopterit është e tillë që je e detyruar që profesionist ta marr në krah dhe ta lidh me rripin sigurimi. Ka hezitim se duhet të hip në ballkon apo në çati.
Si keni vepruar në atë rast?
Ne jemi bindur ta prangosim siç ishte ai i Burrelit, që prangosem të zotin e shtëpisë për ti marrë fëmijën dhe gruan.
Me shtatzëne e kemi marrë. Kemi pasur një rast tjetër kur nuk e morëm shtatzënë, çuam mjekun. Ka plotë raste të tilla që strukturat operacioneve refuzohen. Strukturat operacionale kanë dy vendimmarrje, ti bidnesh qytetarit, apo të marrin me forcë. Pasi evakuimi është i detyrueshëm.
/a.m.