Tashmë përplasjet mes ministrit të Partisë Sociliaste Saimir tahiri dhe atij të LSI-së yli Manjani duket se nuk mund të fshihen. Debati ëhstë përqendruar rreth fenomenit të kanabisit.
Pasi Tahiri duke i’u përjigjur një ditë më parë Manjanit deklaroi se “ministrat duhet të punonin për rezultate të mira dhe jo të bënin komentatorin”, ka ardhur edhe përgjigja e Ylli Manjanit.
Edhe pse nuk i përmendi emrit, duket se ministri i LSI vijoi debatin në distancë nëpërmjet një deklarate nga burgu i grave ku u liruan disa të dënuara nga aministia. Ai ka deklaruar se kanabisi nuk është punë e ndershme.
“Unë falenderoj një prej televizioneve që tashmë një prej grave do fillojë punë. Shpresoj se edhe pjesa tjetër e biznesit privat do të hapë dyert për të angazhuar këta njerëz në punë të ligjshme, theksoj “të ligjshme” sepse kanabisi dhe të tjerat nuk janë opsion”, tha Manjani./a.m.