Debatet kanë shoqëruar mbledhjen e sotme të Komisionit të Ligjeve, mes mazhorancës dhe opozitës, lidhur me kontratat doganore ku prezent ishte Ministri i Financave Shkëlqim Cani.
Ka qenë pikërisht Ministri Cani i cili ka debatuar me deputetin e Partisë Demokratike Arben Ristani. Ky i fundit i është drejtuar ministrit duke i thënë se kompanisë së gruas së Blair i janë paguar 500 mijë euro.
Ndërsa ministri u kundërpërgjigj “ Thoni faleminderit për 180 milionëshin që kursyem.
DEBATET
Ristani: Mund të na tregoni mendimet me shkrim që keni
Cani: Ju me ofenduat me thatë se po gënjej
Ristani: Në dy vite qeverisje sa janë shtuar kontratat doganore?
Përgjigjet Zv/ Ministrja: Nga 2013 – 2014, në 8 %
Ristani: Kompanisë së gruas së Blair i janë paguar 500 mije euro
Cani: Thoni faleminderit për 180 milionëshin që kursyem