Pas 15 muajsh luftë ligjore dhe akuza të ndërsjellëta, është mbyllur divorci mes Johnny Deep dhe Amber Heart.Ai do të mbajë koleksionin e makinave antike, ndërsa ajo 7 milion dollarë dhe dy qentë e tyre. ‘Piratit’ të Hollywood-it do ti mbeten disa prona në Los Angeles dhe Paris, si dhe ishulli i tij privat në Bahamas. Aktores së re i janë besuar edhe dy qentë e tyre Pistol dhe Boo.Heard ka marrë nga ish bashkëshorti 7 milion dollarë, të cilat do t’i japë për bamirësi, deklarojnë avokatët e artistes. ‘Gjithçka që Amber donte ishte divorci dhe e mori. Eshtë një ditë e madhe për të’, ka deklaruar për mediat konsulenti i saj ligjor Pierce O’Donnell.