1943 – Liderët e forcave aleate u mblodhën në Konferencën e Kasablankës në Luftën e Dytë Botërore, respektivisht Ruzvelt (Roosevelt), Çërçill (Churchill) dhe De Gaulle (Gaulle). Konferenca, e cila përfundoi më 26 janar, ka kërkuar që forcat e Aksit të kapitullonin pa kushte dhe kanë specifikuar datën e zbritjes së Aleatëve në Itali.
1957 – Vdiq Humphrey Bogart, një nga aktorët më të njohur amerikanë të filmit në vitet e pesëdhjeta. Ishte fitues i Oscar në vitin 1951 për filmin “Mbretëresha e Afrikës”, kurse popullaritetin legjendar e ka fituar me filmat si “Casablanca” dhe “Fajkoi maltez”.
1969 – U lëshua anija sovjetike “Soyuz 4” me kozmonautin Vladimir Shatalov, kurse një ditë më vonë u lëshua “Soyuz 5”, e cila përfshinte Boris Voljanov, Aleksei Yeliseyev dhe Eugene Krunov. Dy Bordet pastaj u bashkuan, kurse kozmonautët Yeliseyev dhe Krunov u zhvendosën në “Soyuz 4”. Ky ishte bashkimi i parë i anijeve brenda sistemit diellor drejtuar prej orbitës së Tokës. (b.an)