Pas akuzave të botuesit të Mediave “Mapo”, Henri Çili, që e quajti Andi Bushatin “sahanlëpirës të pronarëve”, përgjigjja e analistit ka qenë e menjëhershme dhe e fortë. Bushati ka sqaruar në një status në Facebook se nuk përçmon individin, por modelin që përfaqëson Çili, përçmim që shkon deri në neveri pasi ai, sipas Bushatit përfaqëson, modelin e atyre që “shërbyen si zagarë të gardistëve në 21 janar, që u sollën si bandë vjedhësish votash pak muaj më pas, që i’u lëpinë Berishës e Bashës deri në qershor 2013 dhe që tani brohorasin për fitoren e Ramës në 2017 si një reformator i madh”, siç thotë ai.
REAGIMI I PLOTË
“Të përçmosh Henri Çilin si model, nuk do të thotë të përçmosh fshatarin që ishte i aftë të ndryshonte dhe emrin për të pasur sukses dhe pasuri në qytet, ashtu sikurse kërkon të vetë viktimizohet ai. Të kesh neveri për modelin e tij do të thotë të përçmosh ata që shërbyen si zagarë të gardistëve në 21 janar, që u sollën si bandë vjedhësish votash pak muaj më pas, që i’u lëpinë Berishës e Bashës deri në qershor 2013 dhe që tani brohorasin për fitoren e Ramës në 2017 si një reformator i madh”,- shkruan Bushati në një status të tijin në Facebook.