Ka përfunduar në pranga kryefamiljari që dhunonte gruan dhe vajzën. Ngjarja ka ndodhur në Kukës dhe policia bën me dije se ka arrestuar shtetasin 54-vjeçar Hasan Lusha. Ai është denoncuar në polici nga gruaja e tij për ushtrim dhune, prandaj për këtë arsye ai është prangosur.
Policia njofton se ‘ka bërë kallëzim bashkëshortja e tij, shtetësja M.L., 52 vjeçe, se shtetasi Hasan Lusha, ka ushtruar dhunë psikologjike, ndaj meje dhe vajzës V.L.’ Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale” Dhuna në familje”.