Bashkia e Tiranës, nëpërmjet nënkryetarit të saj Eno Bozdo, kundërshtoi projektin e lancuar paradite nga kryeministri Edi Rama, per Parkun e Tiranes, duke u shprehur se “Ende pa u ulur në karrigen e kryebashkiakut, Erion Veliaj, tashmë kanë marrë vendimin për të betonizuar hyrjen e parkut të liqenit artificial në Tiranë dhe për të shkatërruar sheshin “Nënë Tereza”, monument kulture”.
Bozdo në emër të Bashkisë së Tiranës tha se “U bëjmë thirrje qytetarëve të Tiranës pa dallim, shoqërisë civile dhe gazetarëve të lirë, të bashkohen për të kundërshtuar me të gjithë forcat këtë pabesi ndaj Tiranës dhe banorëve të saj dhe për të detyruar Ramën të tërhiqet nga betonizimi korruptiv i sheshit “Nënë Tereza” dhe hyrjes në Parkun e Liqenit”.
Kryeministri Edi Rama mori pjesë paradite në hapjen e konkursit ndërkombëtar për shndërrimin e hyrjes së Parkut të Tiranës dhe e konsideroi projektin si një instrument me vlerë që do të çojë përpara projektin e transformimit të kryeqytetit tone.