Vonesat në zbardhjen e vendimit të gjykatës kushtetuese për ligjin e Vettingut e cila për pasoja ka sjellë dhe mos hyrjen në fuqi të këtij ligji, ka detyruar prokurorë e gjyqtarë të cilët janë subjekte të deklarimit të pasurive të ribëjnë nga e para këtë proces dhe pse e nisën shtatorin e vitit të shkuar. Janë 800 prokurorë e gjyqtarë që po tërheqin dosjet për të rifreskuar dokumentat nga e para.
Shqiptarja.com ka kontaktuar me disa prokurori e gjyqtarë subjekte deklaruese të cilët janë shprehur se kanë tërhequr dosjet e depozituar pranë Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit të Pasurive për t’i ridorëzuar ato pas hyrjes në fuqi të këtij ligji.
Kjo ndodh, shpjeguan gjyqtarët e prokurorët dhe për faktin se një pjesë e dokumentacioneve të depozituara tetorin e kaluar kanë afate vlefshmërie tre mujore e për pasojë tre muaj kanë kaluar dhe duhen rifreskuar.
Subjekte të cilat duhet të depozitojë deklaratat e rivlersimit të pasurive pranë ILDKPI janë dhe vetë gjyqtarët kushtetues të cilët prej 22 dhjetorit kur lanë në fuqi Vettingun nuk e kanë zbardhur të argumentuar këtë vendim.
Në pikën 3 të udhëzimit shpërndarë nga ILDKPI më 10 tetor thuhet se “Deklarata duhet të shoqërohet me çertifikatën personale dhe çertifikatën familjare të subjektit të rivlerësimit, e cila duhet të jetë lëshuar brenda 3 muajve të fundit.
Referuar afateve kur ligji ishte ne fuqi për disaj javë e gjith kjo procedurë duhet të kish përfunduar brenda datës 7 Nëntor 2016, ndërsa tani këto afati varen nga hyrja në fuqi e Vettingut që vet ky ligj është në pritje të vendimit të kushtetueses.
Sapo gjykata kushtetuese të zbardh vendimit ai do të botohet në fletore zyrtare dhe brenda 30 ditëve nga botimi në fletoren zyrtare rreth 800 prokurorë e gjyqtarë përfshi dhe drejtuesit e sistemit të drejtësisë duhet të paraqiten personalisht pranë ILDKPI për të depozituar formularët e pasurisë.