Një 32-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës pasi ndaj tij ka një denoncim për përdhunim. I riu me inicialet G. Gj, i ka dalë përpara një 30-vjeçareje dhe ka abuzuar me të seksualisht. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në zonën e Kthesës së Kamzës, rreth orës 10:00 të mëngjesit, thanë burimet e Policisë.
Vajza e përdhunuar i është drejtuar Komisariatit të Policisë për të bërë denoncimin. Duket se vajza ka njohje me të riun, por nuk dihet pse ai ka abuzuar me të. 30-vjeçarja me inicialet T. K tha se djali i ka dalë para duke e bezdisur dhe pasi ka abuzuar forcërisht me të, e ka lënë të lirë. Dosja me denoncimin e vajzës është dërguar në prokurorinë e Tiranës dhe i riu është shpallur në kërkim.
ma.me