Konfirmohet një tjetër rast i vdekjes nga gripi në Shqipëri, ndërsa ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë.
Ministria e Shëndetësisë informon se pacienti S. K., 76 vjeç, banues në Tiranë, i shtruar në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” me diagnozë “Pneumonia dexter at insufiçencë Respiratore”, dhe me sëmundje shoqëruese, i cili, në përgjigje të mostrave ekzaminuara nga ISHP ka rezultuar pozitiv për virusin e gripit të stinës AH3N2, ka ndërruar jetë në mbrëmje të datës 11 janar 2017.
Ky është rasti i katërt i konfirmuar, pas dy rasteve të raportuara në datat 5 dhe 11 nga Ministria Shëndetësisë për persona që kanë ndërruar jetë, të cilët, përveç sëmundjeve të tjera, kanë rezultuar të prekur edhe nga virusi i gripit të stinës. /java.b.d