Këto ditë të ftohta dimra ka bërë që shumë të moshuar të ngrohen me qymyr druri.
Jo gjithmonë është e këshillueshme ngrohja në këtë mënyrë, pasi në disa raste mund të shkaktojë dëme në rrugët e frymarrjes.
Kjo ka ndodhur me një çift në Fier, ku E.S, 60 vjeçe dhe S.S, 64 vjeç, banues në fshatin Dukas, Patos. duke u ngrohur në banesën e tyre me qymyr druri, janë intoksikuar nga monoksidi i karbonit.
Ata ndodhen në spital dhe mësohet se gjendja e tyre është kritike për jetën. /java/b.d