Qeveria amerikane ka nisur hetimet mbi aksionet e FBI-së gjatë zgjedhjeve presidenciale.
Drejtori i FBI-së James Comey kishte vendosur të rihapte hetimet në e-mailet e Hillary Clintonit vetëm 11 ditë para ditës së zgjedhjeve dhe kjo kishte “tronditur” garën.
Michael Horowitz nga Departamenti i Drejtësisë ka deklaruar se kanë nisur hetimet mbi disa aksione të FBI-së dhe vetë Departamentit.
Hillary Clinton ishte shpallur e pafajshme vetëm pak ditë para ditës së votimit, ndërsa ekipi i saj kishte fajësuar FBI-në duke thënë se kjo ishte arsyeja përse humbi në zgjedhje nga Donald Trump, citohet Koha. (b.an)