Rama tha se Sayed bëri që Shqipëria të besonte te Banka Botërore dhe roli i saj çuarjen përpara të zhvillimit të vendit.
“Nuk e di nëse marrëdhëniet me Bankën Botërore do të ishin ato që janë sot, pa Tahseen. Ajo që di është se nuk jemi ne që e presim atë krahëhapur, por është ajo që hapi krahët tanë dhe na bëri të besojmë tek Banka Botërore, na bëri të punojmë së bashku, në një mënyrë qё na mësoi shumë.
Për mua, këto vite pune me Tahseen dhe Ellen nuk kishin të bënin mbi të gjitha me paranë, por kishin të bënin mbi të gjitha me dijen dhe me të kuptuarin më shumë, sesi mund të luftohen shumë probleme. Nuk dua të përmend programe, projekte, por dua thjesht të them që rezultati i përgjithshëm i kësaj pune të përbashkët është fantastik. Kemi bërë gjëra, për të cilat në fillim ke qenë ndoshta skeptike që ne do të mund të arrinim t’i bënim së bashku, reforma energjetike para së gjithash, reforma e pensioneve dhe shumë të tjera. Nuk jam i sigurt, nëse do mund të kishim bërë të njëjtat gjëra me të njëjtat rezultate pozitive, nëse nuk do të kishe qenë këtu. Ndaj edhe një herë, faleminderit shumë!”, u shpreh Rama.