Reshjet e borës janë rikthyer në të gjithë vendin. Gjatë ditës së djeshme por edhe sot, reshjet e borës kanë krijuar probleme edhe në Shqipërinë e Mesme, në ultësirën perëndimore dhe në Jug.
Fier
Ka qenë viti 1986 kur në Fier ka rënë për herë të fundit dëborë. Ndërkohë mbrëmjen e së mërkurës ky qytet është zbardhur nga flokët e dëborës. Teksa për shumicën e qyteteve
ne vend dëborë është një shqetësim, ndryshe është për fierakët të cilët kanë zgjedhur të argëtohen. Sakaq dëbora ka shkaktuar mjaft problem në qarkullimin rrugor.
Durrës
Edhe qyteti bregdetar i Durrësit është përfshirë sërish nga reshjet e borës. I gjithë qyteti u zbardh në orët e para të mëngjesit, por nuk u raportua për problem në qarkullim apo
incidente. Edhe rrugët e fshatrave të qytetit bregdetar kanë qenë të kalueshme pa probleme.
Fushë Krujë
Në Fushë Krujë bora e parë pas shumë vitesh ka shkaktuar probleme dhe vështirësi në lëvizjen e qytetarëve. Debora ka filluar te bjerë rreth orës 21:00 të së merkurës dhe
trashësia e saj ka arritur vende vende nga 57 cm.
Shkodër
Qe prej pasdites së të mërkure, në Shkodër nisen reshje të dendura të dëborës, të cilët vazhduan përgjatë gjithë natës. Në qytet dhe zonat përreth nuk raportohet për probleme,
por pjesa e Malësisë së Madhe ka probleme qarkullimi në disa akse.
Elbasan
Akset që mund të kalohen vetëm me zinxhirë në Qarkun e Elbasanit janë segmenti Librazhd – Steblevë. Edhe në rrugët nacionale Tiranë Elbasan dhe Elbasan Qaf –Thanë
në disa pjesëkalohen vetëm duke përdorur zinxhirët.
Berat
Në Berat problematik është aksi Berat–Gllavë – Antena. Në këtë segment rekomandohet lëvizja me zinxhirë.
Vlorë
Në qarkun e Vlorës probleme ka qafa e Llogarasë, por nga ndërhyrjet e borë pastureseve ky aks është i qarkullueshëm. Sipas Drejtorisë së Rrugëve në segmentin Palasë –
Sarandë duhen përdorur zinxhirët. Ndërkaq probleme kishte edhe Aksi Vlorë-Fier.
Gjirokaster
Në qarkun e Gjirokastrës prej dy ditësh ka probleme në akset nacionale. Aksi Qafë Dushku – Sevaster është i kalueshëm me zinxhirë. Akset Gjirokastër – Kakavijë dhe
Tepelenë – Gjirokastër qarkullohen pa zinxhirë, por me kujdes ne segmente të caktuara, për shkak të ngricave.
Korçë
Në qarkun e Korçës me zinxhirë rekomandohet qarkullimi në akset: Ersekë – Gërmenj, Korçë – Voskopojë, K/Boboshticë – Dardhë. Ndërsa akset e tjera qarkullohen pa zinxhirë.
Kukës
Ne Kukës situata eshte drejt permiresimit. Ndonëse ne orët e mbrëmjes kanë rinisur reshjet e borës, pjesa më e madhe e rrugëve janë të qarkullueshme.
Dibër
Ne Dibër Aksi rrugor PeshkopiLurë vazhdon të jetë i bllokuar. Ne aksin rrugor kombëtar, Qafë BualliPeshkopi, qarkullimi kryhet pjesërisht me zinxhirë. Policia po mban në
monitorim këtë aks rrugor. Të qarkullueshme me zinxhirë janë akset rrugore Peshkopi-Kala e Dodës, dhe Ura e Çerenecit-Steblevë, ndërsa e bllokuar
është rruga Burrel-Selishtë.
Kurbin
Reshjet e dëbores të një natë më parë kanë zbardhur edhe Kurbinin, duke krijuar dhe vështiresi lëvizje në disa akse rrugore. Problematika më e madhe gjatë orëve të mëngjesit ka qenë në supestraden Milot- Fushë Kruje, pasi trashesia e dëbora arriti në disa cm duke krijuar dhe ngrica.
Tropojë
Në Tropojë trashësia e borës në aksin Bajram Curri- Valbonë, arrin mbi në 1 metër. Shumë akse në këtë qark rekomandohen të kalohen me zinxhirë.
java/b.d