Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetin social në lidhje me lirimin me kusht të Ramush Haradinajt, vendim i dhënë vetëm pak minuta më parë nga gjykata e Colmarit në Francë.
“Mirë u kthefsh në Prishtinë i dashur Ramush! Mbyllet episodi absurd por beteja për fshirjen e listës së urdhër-arresteve te vjetra vazhdon”- shkruan Rama.
Sipas vendimit të dhënë nga trupi gjykues, Haradinajt nuk i lejohet të dalë nga Franca deri në përfundim të procesit. Referuar vendimit të gjykatës së Colmarit, haradinaj duhet të paraqitet në organin procedues dy herë në javë deri sa të jepet një vendim përfundimtar për çështjen./java/a.k