Kryejnë vjedhje në dhomën e një hoteli, arrestohen tre të rinjtë.
Më datë 11.01.2017, Specialistët e Komisariati të Policisë Nr 3, kanë arrestuar shtetasit:
– Erdi Muçllari, 20 vjeç, banues në Tiranë
– Ergys Hysejni, 20 vjeç, banues në Tiranë
– Oktavian Sala, 20 vjeç, banues në Tiranë
Këta shtetas, dyshohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë kryer vjedhje në një dhome hoteli në Tiranë. Pasi kanë parkuar mjetin në parkimin e hotelit kanë shkuar tek një nga dhomat dhe duke ushtruar forcë kanë hapur derën e dhomës, ku në brendësi të saj kanë marrë disa pije nga mini bari dhe disa aksesor të dhomës, më pas janë larguar me automjetin e tyre.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar:
– Automjeti tip “Mercedes Benz”.
Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Vjedhja”, parashikuar nga Neni 134/2 i Kodit Penal./a.m.